Jo, jo, s'ke ku fshihesh

  • 10 February 2018 - 08:36
Jo, jo, s'ke ku fshihesh

Normalisht, atë e gjejmë duke ecur nëpër dhe rreth skenës e veshur me veshje të ndryshme.

Kësaj radhe Jennifer Lopez kishte treguar stilin e saj modest, por ishte shumë elegante, kur kishte dalë në butikët e Beverlli Hillsit, e veshur me një xhemper të madh me ngjyrë të kuqe të ndezur.

Këngëtarja e hitit "The Jenny From The Block" ishte munduar fort që të kalonte pa u vërejtur, duke dalë nëpër derën e pasme, nga dyqani i preferuar i yjeve "Hermes". Nëna e dy fëmijëve u duk sensacionale në xhemperin e ndritshëm e të thurur që po i binte deri te gjunjët. Mbathur kishte një palë çizme ngjyrë kafeje deri te kyçi i këmbës, me një takë të lartë derisa për aksesorë kishte përzgjedhur një palë syze. 

(Kosova Sot)