QERSHIA MBI TORTË (FOTO)

  • 11 February 2018 - 09:46
QERSHIA MBI TORTË (FOTO)

Hailey Baldwin ekspozon këmbët e gjata në koleksionin e paraqitur gjatë Javës së Modës në Nju- Jork

Ajo i la të gjithë gojëhapur kur u paraqit me fustanin me mëngë të gjata e me lule nga "Robert Cavalli" për ngjarjen e përvitshme "amfAR gala", që u mbajt te "Cipriani Wall Street". Dhe, një ditë më pas, Hailey Baldwin kishte vendosur për një palë pantallona të shkurta me një xhaketë sportive të koordinuar mirë për prezantimin e koleksionit të "Tom Ford's Fall/Winter 2018", gjatë "New York Fashion Week". Në këtë mënyrë, bukuroshja Hailey ka theksuar fort këmbët e saj mirë të formuara, derisa veshur kishte një palë pantallona të shkurta prej satenit. Biondina e bukur ka shtuar edhe një xhaketë të shkurtë, kishte vendosur t'i përvilte mëngët. Pak ngjyrë kishte sjellë me ngjyrën e bardhë në taka, derisa flokun e artë e kishte ndarë nga anash e për buzët kishte vendosur shkëlqim pink. 

Image
Image

 

(Kosova Sot)