Ndryshimi në gardërobë

  • 12 February 2018 - 08:04
Ndryshimi në gardërobë
Ajo njihet për theksimin e linjave të saj trupore, si jashtë po ashtu edhe në pistën e modës. Dhe, kështu, Rosie Huntington Whiteley ishte përkujdesur që gjoksi i saj të jetë në qendër të vëmendjes, e veshur me një veshje ekspozuese derisa po qëndronte në qytetin e Nju Jorkut. Modelja e bukur 30 vjeçe ishte krejt vëmendje e veshur me një komplet pantallonash të bukur me ngjyrë të kaltër. Veshja me xixa e Rosie ishte përfunduar me një fjogo prej sateni me ngjyrë të kaltër të mbylltë, të cilin e kishte rregulluar në formë të rripit dhe të lidhur për belin e saj të hollë. Dukjen e mbrëmjes ajo e kishte përfunduar me një palë taka "Christian Louboutin", derisa flokun e kishte të lirë dhe të ndarë në mes e grimin e kishte të thjeshtë.