Shqipëria krenohet! Këngëtarët që “mposhtën” italianët dhe grekët për të shkuar në Eurosong

  • 12 February 2018 - 11:17
Shqipëria krenohet! Këngëtarët që “mposhtën” italianët dhe grekët për të shkuar në Eurosong

Artistët që na kanë përfaqësuar çdo vit në Eurovizion kanë qenë ndër emrat dhe zërat më të mirë të Shqipërisë, e pavarësisht pozicionimit që kanë mundur të marrin në fund të këtij festivali (e shpesh nuk janë vlerësuar aq sa kanë merituar), ata na kanë bërë krenarë me performancat e denja.

Por këtë vit shqiptarët duhet të krenohen edhe më shumë!

Jo një, por tre shqiptar do të pushtojnë skenën e Eurovizionit duke treguar se talenti nuk njeh kufij.

Image

 

Eleni Foureira, është shqiptarja nga Fieri e cila mundi të rrëmbente çmimin e parë për të përfaqësuar Qipron në Eurovizion. Ajo njihet si një ndër këngëtaret më të mira në Greqi, dhe vlerësimet i kanë ardhur jo vetëm për zërin, por edhe për këngët e bukura e po aq shumë edhe për perfomancat energjike, duke mos harruar bukurinë e saj që gjithnjë është vënë në pah.

Por duket se ky vit ka qenë i shqiptarëve…

Image

 

I dyti është Ermal Meta, i cili edhe pse që në nisje të “Sanremos” u sulmua duke u akuzuar se kënga e tij dhe e Fabrizio More ishte plagjiaturë, çka solli edhe pezullimin e përkohshëm të tyre nga gara, sërish arriti që të dalë në krye dhe të triumfojë mbi këngëtarët e tjerë italianë.

Image

 

Kështu Ermali, një tjetër shqiptar nga Fieri, shkon në Eurosong përkrah “patriotes” së tij, Elenit.E ndërsa Shqipëria do të përfaqësohet nga zëri brilant i këngëtarit Eugent Bushpepa, i cili gjithë ka dalluar për stilin e veçantë dhe zërin karakteristik të tij, e me një karrierë të gjatë e të pasur artistike.

Tashmë nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presin netët e Eurosong, i cili këtë vit do të mbahet në Portugali, për të shijuar perfomancën e tre shqiptarëve të njohur e për t’u uruar fat!