Ushqimi që grimieri shqiptar nuk e ka ngrënë kurrë: Aroma e tij ende më traumatizon

  • 12 February 2018 - 14:41
Ushqimi që grimieri shqiptar nuk e ka ngrënë kurrë: Aroma e tij ende më traumatizon

Mario, make-up artisti shqiptar me famë botërore ka ngjallur edhe më shumë kureshtje te publiku shqiptar pas vizitës disa ditore në Tiranë.

Përveç kurioziteteve dhe informacioneve që kemi për grimierin e familjes Kardashian, duket se ka diçka që nuk e dinim për të, Mario nuk e ka ngrënë kurrë gjellën me mëlçi që i gatuante nëna kur ishte i vogël.

Në një postim në “Instagram” grimieri ka pyetur ndjekësit e tij se cili ka qenë ushqimi që nuk e kanë konsumuar kurrë kur kanë qenë të vegjël, ndërkohë që ka zbuluar ushqimin që ende nuk ja duron dot erën.

“Mëlçia, ende traumatizohem kur ua ndiej aromën”-ka shkruar Mario.