Reperi shqiptar e krahason veten me Aleksandrin e Madh

  • 12 February 2018 - 15:07
Reperi shqiptar e krahason veten me Aleksandrin e Madh

Reperi i njohur Genc Prelvukaj ka publikuar së fundmi një videoklip të ri. Kënga ka marrë shumë klikime dhe në një postim të fundit në rrjetin social ‘Facebook’, krahas këngës ai ka shkruar: “Nuk e di për të tjerët, por klikimet e mia në ‘Youtube’ i keni BIO. 150 000 views,150 000 njerëz, 150 000 dashuri për 1 ditë e pak. Në fakt as Aleksandri i madh nuk ka pasur më shumë njerëz në mbështetje. Faleminderit që më bëni të ndihem i pasur çdo ditë. I pasur me dashurinë tuaj. Kjo është e rëndësishme. Shkojmë me “Dimër” edhe njëherë.”

Krenari dhe mirënjohje për arritjen dhe vlerësimin e marrë nga publiku, kjo është gjithçka përcjell Genc Prelvukaj.

(Kosova Sot)