Në 5-vjetorin e lidhjes çifti i këngëtarëve dedikim romantik njërit-tjetrit: Je dhurata më e bukur nga zoti

  • 12 February 2018 - 15:18
Në 5-vjetorin e lidhjes çifti i këngëtarëve dedikim romantik njërit-tjetrit: Je dhurata më e bukur nga zoti

Çifti i këngëtarëve Venera Lumani dhe Lindi Islami kanë festuar 5-vjetorin e lidhjes së tyre të dashurisë me dedikime romantike ndaj njëri-tjetrit.

“Sot, 5 vite bashkë me Venerën time, me dhuratën më të bukur që më dha zoti, të dua”, ka shkruar Lindi në “Instagram”.

Image

 

Edhe këngëtarja nuk ka harruar ta urojë partnerin e saj publikisht duke e quajtur marrëdhënien e tyre një zjarr që nuk shuhet. ”5-vjet zjarr që nuk shuhet kurrë”, ka shkruar Venera.

Image

 

Lindi dhe Venera janë çifti i pandarë i showbiz-it shqiptar, të cilët e shoqërojnë pothuajse kudo njëri-tjetrin nëpër aktivitete.

(Kosova Sot)