A do t'vije Rita Ora vërtet në Kosovë me 17 shkurt? (FOTO)

  • 12 February 2018 - 15:12
A do t'vije Rita Ora vërtet në Kosovë me 17 shkurt? (FOTO)

U polimizua për ardhjen e këngëtares shqiptare Rita Ora në Kosovë, me rastin e dhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.Mirëpo ende deri më tash nuk ka asnjë prononcim zyrtar nga artistja me famë ndërkombëtare, shkruan "Kosova Sot Online".

Image

Ndërkohë zyrtarë nga Institucionet shtetërore kanë konfirmuar ardhjen e këngëtares Ora, së fundmi u raportua se ardhja e saj mund të anulohej për shkak të disa vonesave.

Megjithatë, nga Qeveria konfirmohet se në festën e dekadës së parë të shtetësisë  çdo gjë do të shkojë ashtu siç ka qenë e planifikuar.

Në buxhetin që do të miratohet nesër, kostoja totale e shpenzimeve për 17 shkurt  pritet të arrijë shifrën e 300.000 mijë eurove.

Sipas burimeve jozyrtare, Rita Ora nuk kishte pranuar të paguhej nga shteti i Kosovës për koncertin që eventualisht do ta mbajë për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë, transmeton "Kosova Sot Online".

Se çfarë do të ndodh në realitet na mbetet të presim kremtën e organizuar, për nder të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

(Kosova Sot)