PLOT SHTËPIA ME MODELE

  • 13 February 2018 - 09:38
PLOT SHTËPIA ME MODELE

Motrat Bella dhe Gigi Hadid shkëlqejnë për Javën e Modës në Nju- Jork

Që të dyja kanë bërë karrierë në botën e modës. Dhe kësaj radhe, motrat Bella dhe Gigi Hadid, që të dyja kanë pushtuar pistat për koleksionin e "Brandon Maxwell' "Fall/Winter 2018", që ishte mbajtur në NjuJork, për Javën e Modës. Bella, 21 vjeçe, ishte shfaqur në një pallto me rrip me pjesë të leshta, derisa motra e saj Gigi, 22 vjeçe, kishte kombinuar një fustan me një xhemper me kapuç. Bella ka rrezatuar me pak lëkurë në pallton e gjatë duke theksuar belin e hollë. Bukuroshja brune kishte pushtuar pistën në një palë sandale me çantën me zinxhir të argjendtë dhe një palë vathë. Çehrja e Bella-s ishte me nuanca të kuqe, derisa flokun e kishte në bishtkali të ulët e të ndarë në mes.

(Kosova Sot)