NJË PUTHJE PËR YLLIN

  • 13 February 2018 - 10:51
NJË PUTHJE PËR YLLIN

Alessandra Ambrosio me pushime ëndrrash 

Alessandra Ambrosio u është kthyer pushimeve. Modelja e revistës "Vogue" ishte parë teksa po kënaqej në ujërat e një vendit tropikal që secili mund ta ëndërrojë. Me një rast, ish- modelja e "Victoria's Secret Angel" e puth një peshk yll derisa veshur kishte një kostum të larjes me ngjyrë të kuqe. Kështu, bukuroshja ua kishte lejuar adhuruesve të saj ta dinë se ku është dhe çfarë po bën. Braziliania me këmbët e gjata ishte parë në kostume derisa po lahej me njërin nga fëmijët e saj. Ajo ditë më parë ka paraqitur edhe disa fakte se si kujdeset për një trup si ky, gjatë një orës duke bërë "Pilates", veshur me një palë gete dhe një sytjenë sportive.

(Kosova Sot)