Françeska Jaçe ndahet nga djali i pasur, detajet e historisë së shkurtër që nisi fill pas prishjes së fejesës (FOTO)

  • 13 February 2018 - 15:47
Françeska Jaçe ndahet nga djali i pasur, detajet e historisë së shkurtër që nisi fill pas prishjes së fejesës (FOTO)

Françeska Jaçe e “Big Brother” është ndarë nga i dashuri biznesmen, një histori kjo që nuk mundi dot të zgjaste as gjashtë muaj. Fjala është për Andi Gecin, i komentuar këto kohë në rrjetet sociale si djali që çmend vajzat.

Françeska Jaçe u përfol që nga vera e kaluar për një lidhje me të, nisur nga disa foto plazhi në jug të vendit ku u fotografua tek merrte rreze pranë tij. Edhe pse asnjëri prej tyre nuk e konfirmoi lidhjen, i vetmi tregues ku media bazohej më tej ishin like-t që Françeska u bënte fotove të Andit në “Instagram”, apo lidhjes që gjenin mediat te postimet e secilit në rrjetet sociale.

Por si duket, kësaj romance i ka ardhur fundi, pasi burime pranë çiftit konfirmuan pak ditë më parë për Blitz.al, se ata janë ndarë dhe tani vazhdojnë të ruajnë një marrëdhënie thjesht miqësore. Pyetja është se cili ka qenë shkaku i prishjes së kësaj lidhjeje? Besojeni apo jo, burimet tregojnë se ishte: mospërputhje karakteri.

E duket se pas ndarjes nga ai, Jaçe po vijon jetën e saj normalisht. Madje, ajo nuk mungon me foto hot, të cilat i poston shpesh në “Instagramin” e saj. Dihet që pas daljes nga “Big Borther”, ajo i është përkushtuar modelingut, ku bashkëpunon me dyqane veshjesh jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë.

Image

FRANÇESKA DHE LIDHJA E PAPRITUR NË VERË PAS PRISHJES SË FEJESËS

“E kam hequr unazën e fejesës, tani jam single dhe biznesi që po planifikoj të hap është një agjenci udhëtimesh”, ishte ky rrëfimi që Françeska Jaçe bëri në emisionin e Rudina Magjistarit, diku nga mesi i vitit të kaluar. Siç u la të kuptohej, ajo kishte mbyllur një kapitull në jetën e saj dhe po hapte një kapitull të ri. Dhe brenda një kohe të shkurtër, pasi deklaroi se ishte “single”, portalet nisën të shkruanin lajmet e para për lidhjen e saj të papritur me Andi Gecin. Nuk dihet sa serioze ka qenë kjo histori dhe pse ata nuk e konfirmuan asnjëherë. Por një gjë është e sigurt, që kjo periudhë ishte e bukur për Françeskën, e cila pas një mungese ishte shfaqur në ekran shumë në formë, ndërkohë që deklaroi se kishte bërë një ndërhyrje estetike në hundë, si një fiksim i hershëm i adoleshencës.

Pyetjes së Rudinës, nëse kishte ndonjë dashuri në jetën e saj, ajo iu përgjigj: “Siç e shihni, e kam hequr unazën e fejesës nga dora e majtë. Jam single dhe ngaqë udhëtoj shumë kam vendosur që të hap biznesin tim, që do të jetë një agjenci udhëtimesh”, u shpreh ajo. E fill pas prishjes së kësaj fejese, sipas mikeshave, Françeska u pa e lumtur në këtë histori të re.

Image

 

KUSH ËSHTË ANDI, BIZNESMENI QË ÇMEND VAJZAT ME PAMJEN DHE JETËN LUKSOZE

Andi Geci është një ndër djemtë më të kërkuar dhe që është vënë në shënjestër të femrave gjatë kohëve të fundit e kjo jo vetëm falë gjendjes së tij ekonomike, por edhe pamjes tërheqëse e fizikut. Një djalë bukurosh me mjekër e me muskuj, me sytë jeshilë duket se po shndërrohet në ëndrrën e vajzave. Në rrjetet sociale bie në sy lehtësisht për stilin, shijen e hollë dhe jetën luksoze që bën, duke nisur nga pushimet luksoze e deri te pasioni i tij për orët e shtrenjta e makinat e tipeve të fundit.

Ai ka shtuar kohët e fundit në koleksionin e tij edhe një makinë tip “Rolls Royce Ghost”, seria 2, extendedwheel base (versionin 6 metra i gjatë) dhe me një motor 6.6 L v12. Makina kushton plot 500 mijë euro, thënë ndryshe, gjysmë milioni euro. Një makinë të tillë e kanë në pronësi emra të njohur të showbizit amerikan si reperat; Jay Z, P. Diddy, French Montana e Rick Ross.

(Kosova Sot)