Sozia e Nora Istrefit: Më ngatërrojnë shpesh, por dua që… (FOTO)

  • 14 February 2018 - 10:41
Sozia e Nora Istrefit: Më ngatërrojnë shpesh, por dua që… (FOTO)

Ka lindur në Berat, duke kaluar fëmijërinë dhe një pjesë të adoleshencës, por më pas është larguar në Maqedoni, ndërsa sot jeton mes Shkupit dhe Tiranës.

Është fjala për modelen Nikol Spaho, e cila ishte e ftuar në “Pasdite në Top Channel”. Nikol përfaqësoi Shqipërinë në “Miss Europe”, duke arritur të ishte në top 10

Për shkak të ngjashmërisë së madhe me Nora Istrefin, modelen e njohur e ngatërrojnë shpesh me të. “Jo vetëm që ma vënë në dukje, por më kanë ngatërruar me Norën disa herë. Nora është këngëtare e suksesshme, nuk e kam problem dhe nuk më bezdis fakti që më krahasojnë me të. Edhe pse dua më shumë të më njohin për arritjet e mia”, është shprehur Nikol Spaho.

Ndërkohë e pyetur se nëse do të kishte një ofertë për të pozuar e zhveshur nga “Dolce & Gabbana”, Nikol është shprehur se nuk do ta bënte një gjë të tillë. “Ndoshta gjysmë”, shprehet modelja.

Image
Image
Image

 

(Kosova Sot)