U përfol për ndarjen nga Krenarin, Luana “tërbon” rrjetin me foton pa të brendshme duke festuar

  • 15 February 2018 - 13:56
U përfol për ndarjen nga Krenarin, Luana “tërbon” rrjetin me foton pa të brendshme duke festuar

Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj janë ndër çiftet më të përfolura kohët e fundit, e kjo herë për martesën e tyre që përflitet të ndodhë në verë, e herë për ndarjen e tyre, për të cilën u fol pak ditë më parë.

Edhe pse Luana dhe Krenari kanë preferuar të qëndrojnë në heshtje për çdo lajm që flitet për lidhjen e tyre, mirëpo nga ana tjetër bukuroshja seksi e ekranit nuk nguron të tregojë se Shën Valentini e gjeti në një ambient shumë romantik.

Përmes një fotoje të postuar në Instagram, Luana shihet e veshur me një fustan sensual, pa reçipeta, dhe përballë oxhakut.

“Gëzuar Shën Valentinin”, ishte urimi i biondes.

Image

 

(Kosova Sot)