Victoria Beckham e fiksuar me ushqimin, s’do ta besoni çfarë hanë fëmijët e saj për mëngjes

  • 01 March 2018 - 13:10
Victoria Beckham e fiksuar me ushqimin, s’do ta besoni çfarë hanë fëmijët e saj për mëngjes

Victoria Beckham njihet për regjimin strikt në ushqim dhe linjat e saj fizike të ngjashme me një modele. Por duket se kujdesin për ushqimin ajo ua ka injektuar edhe fëmijëve të saj. Ajo ka shpërndarë në “Instagram” foto dhe video ku shihen dy fëmijët e saj duke përgatitur mëngjesin dhe vaktin e ndërmjetëm. “Snack- u gati”, ka shkruar ajo mbi një foto të ushqimit të vajzës së saj Harper. Vogëlushja duket se merr me vete në shkollë speca të kuqe, kërcella selinoje dhe bishtaja.Ndërsa Cruz shihet duke prerë një kërcell selinoje, e cila do të shoqërojë vaktin e tij të mëngjesit.

Image
Image

 

(Kosova Sot)