Njëra më e bukur se tjetra, Afërdita Dreshaj zbulon listën me shoqërueset e nuses

  • 01 March 2018 - 13:11
Njëra më e bukur se tjetra, Afërdita Dreshaj zbulon listën me shoqërueset e nuses

Në 26 qershor të këtij viti modelja shqiptare Afërdita Dreshaj do të kurorëzojë dashurinë e saj me partnerin Jakub Kindl.
Dje Afërdita na ka njohur me detajin e parë nga dasma, ftesën e cila duket shumë e thjeshtë dhe konçize. Ndërsa sot ka zbuluar një tjetër detaj të rëndësishëm, emrat e shoqërueseve të nuses.

Në një foto që Dreshaj ka publikuar në “Instagram” listohen emrat e vajzave që do e shoqërojnë bukuroshen në ditën e saj më të rëndësishme. Ajo ka zgjedhur të ketë pranë mikesha dhe familjare të saj, duke nisur nga modelet Tika Camaj dhe Xhesika Berberi,  motrën e saj Jehona Dreshaj dhe shumë të tjera.

Ajo që duhet theksuar është fakti se të gjitha vajzat e përzgjedhura janë shumë të bukura.

Image

 

(Kosova Sot)