U ndanë dhe u bashkuan sërish, këta janë Vip-at që nuk hoqën dorë nga dashuria (FOTO)

  • 02 March 2018 - 16:36
U ndanë dhe u bashkuan sërish, këta janë Vip-at që nuk hoqën dorë nga dashuria (FOTO)

Kurrë mos thuaj kurrë. Ndonjëherë për disa persona ndarja në një histori dashurie nuk është përfundimtare. Ka njerëz që guxojnë t’i japin dashurisë së tyre një shans të dytë ose të tretë. Ata e duan aq shumë njëri-tjetrin sa nuk mund të jetojnë të ndarë. Prandaj, këta çifte të njohur të showbiz-it shqiptarë, janë ndarë një herë nga njëri-tjetri, por më vonë e kanë kuptuar se jeta e tyre mund të kalohet vetëm pranë ish-it.

Ata janë ribashkuar sërish, dhe sot janë shumë të lumtur. Ne nuk ua urojmë ndarjen, por nesër ndoshta nuk janë më bashkë, por gjithsesi një herë e kanë shpëtuar marrëdhënien e tyre. Se për cilët vipa bëhet fjalë, shikoni fotot e mëposhtme.

Mozzaik dhe Loredana Zefi

Image

Nuk ka shumë kohë që këngëtari i njohur Mozzaik është në një romancë me bukuroshen Loredana Zefi. Një zënkë e vogël ndoshta ka bërë që dyshja të ndërprisnin marrëdhenien e tyre, për disa ditë. Ata e rigjetën sërish gjuhën e dashurisë, dhe sot janë bashkë më të lumtur se asnjëherë tjetër.

Afrona Dika dhe Blero Muharremi

Image

Një lidhje e bukur dashurie është ajo e Bleros dhe Afronës. Për dyshen e njohur është folur shpesh që i kanë dhenë fund marrëdhënies së tyre. Fshirja e fotove së bashku në rrjetet sociale ka qenë një tregues se marrëdhënia e tyre nuk ka qenë shumë e mirë një periudhe kohe. Gjithsesi, sot janë bashkë dhe duket se po e shijojnë në maksimum lidhjen e tyre.

Zaimina Vasjari dhe Klodian Asllani

Image

Ata kanë më shumë se 10 vite bashkë. Zaimina Vasjari dhe Klodi partneri i saj, si çdo çift kanë pasur ulje dhe ngritjet në marrëdhënien e tyre. Një lidhje kaq e gjatë dashurie ka pasur edhe ndarje. Dyshja thuhej se janë ndarë në vitin 2016, por një vit më pas në Maldive, Zaimina na tregoi se kishte marrë propozimin për martesë. Në 2018 çifti u bënë prindër për herë të parë, dhe janë më të lumtur se kurrë.

Dua lipa dhe Isaac Carew

Image

Verën që kaloi Dua Lipan na çuditi të gjithëve, kur publikoi foto romantike me muzikantin Paul Klein. Ajo sapo ishte ndarë nga kuzhinieri dhe modeli Isaac Carew, me të cilin ishte e lidhur prej 2-vitesh. Sipas “The Sun”, Dua i ka dhënë fund lidhjes me Paul dhe është rikthyer sërish me modelin.

Image

Selena Gomez dhe Justin Bieber

Selena Gomez dhe Justin Bieber u ndanë në vitin 2014, për t’u ribashkuar sërish në vitin që lamë pas. Edhe pse familja e Selena-s nuk janë dakort me ribashkimin e tyre, sërish këngëtarja vazhdon dhe këmbëngul tek dashuria që ndjen për Justin. E ku ka më bukur në fakt se të luftosh për dashurinë?

(Kosova Sot)