Aktorja shqiptare shpallet e humbur në Los Angelos, miqtë: Shpresojmë të jetë gjallë

  • 03 March 2018 - 17:47
Aktorja shqiptare shpallet e humbur në Los Angelos, miqtë: Shpresojmë të jetë gjallë

Aktorja shqiptare Adea Shabani, e njohur për rolin e saj në filmin “All or nothing” ka një javë që ka shkëputur kontaktet me familjen dhe miqtë e saj. Dyshimet për zhdukjen filluan nga miqtë e shkollës të cilët ishin shqetësuar pasi ajo nuk po frekuentonte mësimin. 25-vjecaria ka 2 vjet që jeton në Los Angelos dhe studion për aktrim. Shokët e saj thonë se për herë të fundit e kanë parë në 23 shkurt, ndërsa derën e apartamentit e kishte të mbyllur.

“Diçka po ndodh me të. Nuk e dimë ku është. Shpresoj të jetë gjallë,”- është shprehur e shqetësuar një nga shoqet e saj.

Ndërkohë që familjarët kanë vënë hetues privat në kërkim të aktores.

Image

 

(Kosova Sot)