Bleona Qereti shkëlqen në “Oscar”, shihni detajin që zbuloi nga eventi

  • 05 March 2018 - 11:00
Bleona Qereti shkëlqen në “Oscar”, shihni detajin që zbuloi nga eventi

Këngëtarja shqiptare Bleona Qereti ka marrë pjesë në eventin e ndarjes së çmimeve “Oscar” dhe ka shkëlqyer në parakalimin e saj në tapetin e kuq.

Bleona zgjodhi të shfaqej me një fustan të gjatë të ‘Ellie Saab”,i cili i nxirrte në pah format perfekte fizike këngëtares.

Por Bleona na tregoi një detaj mjaft interesante nga eventi, siç ishte menuja e ushqimit që konsumuan të gjithë të ftuarit.

Në një foto që këngëtarja publikoi në rrjetet sociale shihet se menuja përfshinte aperitivin me salcë zhardhoku, më vonë u servir supa me perime të stinës, për ta mbyllur me pjatën kryesore.

Ndërkohë Bleona ishte e pranishme edhe në after partyn e organizuar.

Image
Image

 

(Kosova Sot)