Zbulohet Chef-i i parë i jurisë së “MasterChef Albania Junior”

  • 06 March 2018 - 15:34
Zbulohet Chef-i i parë i jurisë së “MasterChef Albania Junior”

Fundi i marsit do të sjellë për herë të parë në ekranin e RTSH-së formatin më të njohur të gatimit në botë “MasterChef Albania Junior”, ku protagonistë do të jenë fëmijët më të talentuar të Shqipërisë nga mosha 8 deri në 14 vjeç. Ne kemi arritur të zbulojmë nga produksioni njërin prej chef-ave që do të jenë pjesë e panelit gjykues të show-t që do zgjasë plot 12 javë. Ai është Juli Zguro dhe kush konsumon gourmet në Tiranë e njeh mirë prej restoranteve ku ai punon si Head Chef: “Millennium Gourmet” e “Opium Sushi Bar”; njëkohësisht është dhe chef ekzekutiv në “Like Gallery Hotel” në Korçë.Eksperiencat e para në kuzhinë i ka filluar që në moshën 19 vjeçare në Selanik të Greqisë e në shumë ishuj grekë, ku ka punuar në disa prej restoranteve gourmet më të njohura në vend. Ajo që shenjoi karrierën e tij është master class-i me Chefin e njohur me 3 Yje Michelin Sergio Herman.uli është 33 vjeç, i martuar dhe baba i një vajze të vogël 1 vjeç e gjysmë që quhet Sofia. MasterChef-i është eksperienca e tij e parë televizive e këtij lloji. Thonë që në profesion është i ashpër, ambicioz dhe shumë kërkues. Të shohim si do jetë para fëmijëve. 

Image

 

(Kosova Sot)