Vajza e artë - VIP - Kosova Sot
Vajza e artë

Vajza e artë

Hailey Baldwin duket sensacionale në tepihun e kuq për "Vanity Fair Oscars" Ajo po pushton botën e modës nëpër pistat e modës njëra pas tjetrës. Dhe, Hailey Baldwin e ka dëshmuar shijen e saj derisa ishte shfaqur në tepihun e kuq, duke u shfaqur si një stuhi e vërtetë për "Vanity Fair Oscar Party" te "Wallis Annenberg Center" për "Performing Arts" në Beverlli Hills. Mbretëresha e pistave 21 vjeçe, ka shfaqur figurën e saj të mahnitshme në një fustan me xixa e zinxhirë, me disa detaje dhe jakë interesante. E bija e aktorit Stephen Baldwin ka ekspozuar këmbët e gjata në veshjen metalike dhe një ndarje të thellë. Linjat e saj i kishte theksuar edhe më me një palë taka të arta, derisa për aksesorë kishte vathë diamanti dhe një unazë për më shumë shkëlqim.

(Kosova Sot)

21 orë e 33 minuta më parë
11/12/18