Martesa po i pëlqen

  • 07 March 2018 - 08:16
Martesa po i pëlqen

Emily Ratajkowski ekspozon linjat trupore në fushatën e parë pas martesës. Ajo ka lidhur kurorë me Sebastian Bear-McClard në më pak se një muaj, pas një romance të këndshme. Dhe kështu, Emily Ratajkowski tani shfaqet në fushatën e saj të parë si zonja Bear-McClard, derisa paraqitja e saj për "DKNY", pranverë 2018, ishte prezantuar të martën. Bukuroshja 26 vjeçe ka theksuar fort linjat e saj trupore dhe barkun e saj të rrafshët derisa kishte pozuar si një stuhi e vërtetë veshur me modelet sportive për brendin e modës. Modelja dhe aktorja, që u shfaq duke incizuar videon e saj veshur me veshje të ndryshme në Nju -Jork, ka shfaqur brinjët e saj me veshjen sportive derisa bluza e shkurtë nga lart me inicialet "DKNY" ishte kombinuar me një palë pantallona të shkurtë me ngjyrë të zezë. Nga sipër kishte një xhaketë bombastike.

(Kosova Sot)