Bebe Rexha “bashkon” Dua Lipën dhe Rita Orën: Vajzat shqiptare…
Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha duket se është pak e “shqetësuar” për marrëdhënien jo fort miqësore mes Rita Orës dhe Dua Lipës.
E për këtë ajo ka bërë një përpjekje për t’i bashkuar dy shqiptaret e tjera. Një gjë të tillë Bebe e ka bërë në profilin e saj në rrjetin social “Instagram”, ku ka publikuar listën e kryesuesve në iTunes në Britani, në të cilën ajo zë vendin e trembëdhjetë.
Por në listën e publikuar është edhe Dua Lipa dhe Rita Ora, dhe pikërisht me këtë konsiston edhe postimi i këngëtares shqiptare.Krah fotos së publikuar Bebe shpreh krenarinë që tre shqiptare janë pjesë e kësaj liste: “Tre shqiptare në top 20-ëshe! E pabesueshme! E di që prindërit e të trejave kanë punuar fort që të na siguronin një jetë sa më të mirë. Babai im erdhi në Amerikë në 80-n dhe ka bërë shumëçka për mua. Jam shumë krenare që jam shqiptare dhe që kam arritur kaq shumë, e jam akoma dhe më krenare për femrat që po ecim së bashku drejt fitores. Kjo është për babanë tim. Vajzat shqiptare po kryesojnë”.
(Kosova Sot)