Ja si duket Adelina Tahiri me barkun e rrumbullakosur

  • 07 March 2018 - 15:03
Ja si duket Adelina Tahiri me barkun e rrumbullakosur

Të gjithë e dinë se këngëtarja shumë e komentuar së fundmi për martesën me milionerin maqedonas, Adelina Tahiri është shtatzënë. Çifti është në pritje të fëmijës së parë dhe do bëhen prindër të një djali.

Edhe gjatë kësaj periudhe të pritjes së ëmbël, Adelina është mjaft aktive në rrjetet sociale. Ajo herë pas here publikon fotografi të reja, megjithatë barkun e rrumbullakosur nuk e kishte zbuluar.

Këtë kuriozitet më në fund e ka shuar, mikesha e Adelinës, prezantuesja Blerona Zeqiri e cila ka qenë dje në shoqërinë e këngëtares dhe ka postuar një foto të saj.

Ndonëse e veshur me një bluzë pak të gjerë, barku i Adelinës është i dukshëm teksa shihet se shtatzënia i ka dhënë këngëtares një nur të mrekullueshëm.

Image

 

(Kosova Sot)