Pasanikja Hailey Baldwin

  • 09 March 2018 - 08:19
Pasanikja Hailey Baldwin

Kurrë nuk do t'ua kishte marrë mendja se një axhami si ajo, ka një pasuri të këtillë. Hailey Baldwin ka vetëm 21 vjet, por karriera e saj ka shënuar ngritje të madhe gjatë viteve të kaluara. Kjo modele dhe aktore është bërë fytyrë e kërkuar nga brendet e mëdha, si Guess, H&M, Adidas, Topshop, Sonia Rykiel dhe Ralph Lauren, për të mos i përmendur të gjithë.

Ajo ka hijeshuar ballinat e revistave të shumta, të njohura, si Marie Claire dhe Elle Greece, si dhe është paraqitur në pasarelat e modës për emrat, si Dolce & Gabbana, Elie Saab, Tory Burch, etj. Dhe, pasuria e saj vlerësohet të jetë rreth 3 milionë dollarë. Paramendoni, i ka vetëm 21 vjet! Po kur të rritet kjo, çka do të bëjë?! 

(Kosova Sot)