Pasi konkurroi motrat Kardashian, Rihanna ‘i shpall luftë’ ‘Victoria’s Secret’

  • 09 March 2018 - 09:29
Pasi konkurroi motrat Kardashian, Rihanna ‘i shpall luftë’ ‘Victoria’s Secret’

Rihanna është një nga këngëtaret më të dashura dhe të paguara në mbarë botën. Megjithatë përveç të ardhurave në muzikë, ajo është bërë pjesë edhe e botës së biznesit për të përfituar diçka më shumë. Disa muaj më parë Rihanna hodhi në treg linjën e saj të ‘makeup’-it të quajtur ‘Fenty Beauty’. Duke qenë se produktet e saj ishin shumë cilësorë dhe të shumëllojshëm arriti të tejkalonte shitjet e produkteve të bukurisë së Kylie Jenner dhe Kim Kardashian.Por së fundmi këngëtarja pritet të hedhë në treg një linjë vetëm për të brendshme femrash. Rihanna e ka ideuar çdo gjë në mendjen e saj duke filluar nga dizajni e deri te prodhimi dhe pritet që të ketë shumë sukses. Madje thuhet se kjo linjë të brendshmesh mund të konkurroj linjën e veshjeve të ‘Victoria’s Secret’. 

(Kosova Sot)