Angela Martini realizon një tjetër objektiv në jetë, zbuloni ku është specializuar modelja

  • 09 March 2018 - 12:04
Angela Martini realizon një tjetër objektiv në jetë, zbuloni ku është specializuar modelja

Karriera e saj si modele dhe jeta luksoze që ajo bën ndoshta nuk kanë shumë lidhje me fushën ku është specializuar së fundmi bukuroshja.

Bëhet fjalë për Angela Martinin, e cila duket se prej kohësh ka dashur të specializohet në një sektor të veçantë siç është dhënia e ndihmës së shpejtë.

Ka qenë vet Angela, e cila ka publikuar në rrjetet sociale një foto të çertifikatës që ajo ka marrë në fund të kursit të kryer.

“Një tjetër qëllim jete i arritur”- ka shkruar Martini krahas fotos së çertifikatës, e cila i është dorëzuar edhe 60 pjesëmarrësve të tjerë në trajnim.

Pas martesës, Angela Martini është shkëputur nga modelingu dhe televizioni, duke shijuar martesën dhe udhëtimet e shumta me bashkëshortin.

Image

 

(Kosova Sot)