Çunmulaj u tregon miqve të huaj kulturën shqiptare (FOTO)

  • 13 March 2018 - 22:30
Çunmulaj u tregon miqve të huaj kulturën shqiptare (FOTO)

Emina Çunmulaj pavarësisht se po bën shumë kohë që jeton në Amerikë, asnjëherë nuk e ka harruar vendin e saj të lindjes. Madje kjo gjë vihet re dhe në edukimin e vajzës së saj Ella, duke qenë se ajo mundohet që herë pas herë t’i flasë edhe në shqip. Në ‘Instagram’-in e saj Emina ka postuar disa fotografi ku duket e veshur me një kostum tradicional shqiptar. Madje për t’i njohur më mirë miqtë e saj të huaj me traditat dhe kulturën shqiptare ajo ka bërë dhe një shpjegim për veshjen.

“E puthur nga dielli. Do të doja të shpërndaja me të gjithë ju pak nga kultura ime shqiptare. Veshja ime është një kostum tradicional shqiptar i quajtur Dimije dhe Jelek ose Dallama, por në këtë rast është një miks i një fundi që unë kam në dollapin tim (sepse pantallonat ose Dimijet ashtu siç quhen nuk më bëjnë për shkak të barkut). “Për Dimijen dhe Jelekun”. Është një kostum që u soll në kulturën shqiptare gjatë pushtimit të Perandorisë Osmane dhe që atëherë ne e kemi përqafuar këtë kostum tradicional. Ky është një nga kostumet tona të shumë tradicionalë dhe shqiptarët kanë krahina të ndryshme me dialekte të shumta dhe për pjesën më të madhe me kostume të shumta” ka shkruar Emina.

Image
Image

 

(Kosova Sot)