Iggy Azalea - flokët e zgjatur, barkun cullak!

  • 16 November 2018 - 08:17
Iggy Azalea - flokët e zgjatur, barkun cullak!

Reperja australiane, Iggy Azalea është në formë të mirë dhe mezi pret ta demonstrojë atë. Këngëtarja 28 vjeçe është parë në eventin "Fashion Nova x Cardi B" në Los Anxheles, me një pamje me të vërtetë mbresëlënëse. Iggy e tregoi me këtë rast barkun e saj të rrafshët, e veshur me një bluzë me ngjyra, të cilën e kishte shoqëruar me pantallona të gjerë, të zi. Derisa thonjtë i kishte me ngjyra neoni, takat i kishte të zeza dhe të lëkurës. Por, ajo që binte më së shumti në sy, ndoshta ishin ekstensionet e flokëve të saj, të cilat i binin deri poshtë, te kofshët

(Kosova Sot)