Mos dyshoni në suksesin tim

  • 20 November 2018 - 08:43
Mos dyshoni në suksesin tim

Gigi Hadid u përgjigjet zërave kritikë se suksesin e saj e ka arritur në bazë të nepotizmit. Gigi Hadid nuk ka kohë për njerëzit që e vënë në pikëpyetje rrugën e saj drejt suksesit. Për ata që nuk e dinë, bukuroshja 23 vjeçe, bashkë me motrën Bella dhe vëllain Anwar, janë fëmijët e milionerit të patundshmërive Mohamed Hadid dhe Yolanda Hadid, si dhe të ish-modeles dhe yllit te "Real Housewives of Beverly Hills". Sipas Gigi, vetëm për faktin se ajo vjen nga një familje e privilegjuar, kjo nuk do të thotë se ajo nuk ka punuar shumë për të arriturat e saj në karrierë. Gjatë një mbrëmjes së "Reebok në Sidnej, supermodelja është ballafaquar me ata që famën e saj e konsiderojnë si nepotizëm."Njerëzit thonë se nuk e meritoj të jam këtu ku jam sepse vij nga një familje e suksesshme, por prindërit e mi dhe unë kam punuar shumë për të arritur deri këtu".

(Kosova Sot)