Personazhet e njohur heqin dorë nga rrjetet sociale. A duhet ta bëni dhe ju këtë gjë?

  • 20 November 2018 - 10:33
Personazhet e njohur heqin dorë nga rrjetet sociale. A duhet ta bëni dhe ju këtë gjë?

Shumë personazhe të njohur kanë hequr dorë nga rrjetet sociale për shkak të problemeve të tyre me shëndetin mendor. Këngëtarët e njohur Ariana Grande, Selena Gomez dhe Ed Sheeran janë disa nga VIP-at që për një kohë janë shkëputur nga mediat sociale. Madje edhe vetë Kim Kardashian që gjeneron të ardhura të larta vetëm nga rrjetet sociale, për një kohë ju desh që të qëndronte larg tyre. Edhe Justin Bieber në vitin 2016-të për rreth një vit u shkëput nga rrjetet sociale, sepse ndjekësit e tij e ofendonin për të dashurën që kishte në atë kohë. Ka një sërë arsyesh pse personazhet e njohur nuk i preferojnë shumë, duke filluar nga bullizmi, mesazhet nga personat që flasin në llogaritë e tyre me gjuhë urrejtjeje. Tashmë është e ditur se kalimi i një kohe të gjatë në rrjete sociale ndikon negativisht në shëndetin mendor. Një studim i fundit në Universitetin e Pensilvanisë ka zbuluar se sa më shumë kohë kalojmë në rrjete sociale, ndihemi më të shkatërruar dhe të vetmuar, madje mund të çojë edhe drejt depresionit.

Në fakt jo vetëm personazhet e njohur, por të gjithë njerëzit kanë nevojë për një pushim të shkurtër nga rrjetet sociale, për një shëndet më të mirë mendor. Mund të filloni nga mos ndjekja e personave që ndikojnë negativisht në jetën tuaj, deri tek mbyllja  njoftimeve që sjellin shpesh mesazhe të pa nevojshme. Duke qenë se nuk ka një limit për kohën që kaloni në ‘Facebook’, ‘Instagram’, Twitter’, limitin duhet ta përcaktoni vetë. Mjaftojnë më pak se 30  minuta për të lundruar në rrjete sociale për të pasur shëndet të mirë mendor. 

 

(Kosova Sot)