Ermal Mamaqi, ja therrë për Turqi, për ta realizuar filmin e tij më të ri (Foto)

  • 20 November 2018 - 15:27
Ermal Mamaqi, ja therrë për Turqi, për ta realizuar filmin e tij më të ri (Foto)

Prezantuesi dhe këngëtari i njohur Ermal Mamaqi përveç suksesit që gëzon në publik me emisionin "Xing me Ermalin", ai vazhdon ta sfidojë vetën edhe në rolin e aktorit, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Përmes një fotografie të postuar në profilin e tij në Instagram, Ermali ka bërë të ditur se gjendet në Stamboll, për realizimin e filmit "2 gisht mjaltë", i zhanrit komedi, që padyshim do ta ketë një sukses të paparë, kur dihet se batutat e Ermalit e ndezin atmosferën.

"Së shpejti një Film Komedi i mbushur me dashuri dhe humor që do ju bëjë më të lumtur...
Në të gjitha Kinematë Shqipëri, Kosovë, Maqedoni", ka shkruar Ermali.

 

(Kosova Sot)