Përgatitja e yjeve

  • 22 November 2018 - 08:18
Përgatitja e yjeve

Rita Ora dhe Leona Lewis sfidojnë të ftohtin teksa përgatiten për paradën e falënderimeve

Me vetëm disa ditë që kanë mbetur deri te falënderimet, këngëtaret Rita Ora dhe Leona Lewis po bëhen gati për të performuar në "92nd Annual Macy's Thanksgiving Day Parade". Ora, 27 vjeçe, dhe Lewis, 33 vjeçe, janë vetëm dy nga shumë këngëtaret tjera në paradën e këtij viti, që do të ketë rreth 3.5 milionë spektatorë në Nju Jork dhe rreth 50 milionë tjerë në vend përmes "NBC". Këngët me të cilat Ora dhe Lewis ende nuk dihen, por u pa se që të dyja ishin mbuluar mirë për t'i bërë ballë të ftohtit. Ora ishte me të zeza, me një kapelë të zezë që ia kishte mbuluar flokun e verdhë, me një shall të zezë përreth qafës. Lewis ishte veshur me ngjyrat kuqezi, me një veshje me mëngë të gjata në pallton e kuqe që ishte lidhur në bel.

Image

 

 

(Kosova Sot)