Krejt bardhezi

  • 10 December 2018 - 08:26
Krejt bardhezi

Irina Shayk shfaq klasin botëror prej një modele

Këtë vit ajo kishte vendosur të anashkalonte ngjarjen më të madhe të brendit "Victoria's Secret". Por, ish-engjëllushja Irina Shayk u duk në vullnet të mirë derisa në llogarinë e saj në 'Instagram' kishte postuar një fotografi në formatin bardhezi. Bukuroshja ruse, 32 vjeçe, ka treguar fizikun e saj të mahnitshëm e veshur me një sytjenë dhe një palë të brendshme, derisa po reklamonte brendin "Intimissimi Lingerie". Nëna e një fëmijës dhe partnerja e Bradley Cooper mahniti me dukjen e saj, ku kishte theksuar asetet e saj. Me këtë rast, ajo ka pozuar në pasqyrën e banjës duke hedhur flokun nga anash. Kështu, modelja ruse ka kombinuar të brendshmet e brendit italian "Intimissimi", që është ambasador i brendit që nga viti 2007.

Image

 

 

(Kosova Sot)