Shpirti festiv

  • 10 December 2018 - 10:05
Shpirti festiv

Jennifer Lopez zbukuron pemën e Vitit të Ri me familjen

Ajo ka shumë arsye për të festuar këtë sezon të festive, pasi debuton me filmin e saj më të ri me titull "Second Act". E kështu, Jennifer Lopez ka vazhduar të thellohet edhe më shumë në shpirtin e Kërshëndellave pasi ka shpërndarë foto të ëmbla me familjen e saj teksa zbukuronin pemën e Vitit të Ri. Bukuroshja 49 vjeçe ndihmë kishte marrë nga binjakët e saj dhjetë vjeç, Emme dhe Max, derisa foton e kishte përcjellë me mbishkrimin: 'Kohët më të mira janë me më të dashurit tanë...'. E, në një foto tjetër, i dashuri i saj, Alex Rodriguez, po qëndronte në një shkallë për të ofruar prekjen e fundit për pemën, derisa kishte shkruar edhe mbishkrimin: 'Ajo kohë e vitit'.

 

(Kosova Sot)