Linja e miqësisë

  • 10 December 2018 - 16:58
Linja e miqësisë

Bella Hadid shkëlqen në setin fotografik bashkë me miken më të mirë, Leah McCarthy. Së fundmi ajo u kthye nga vizita që ia kishte bërë të dashurit të saj, The Weeknd, që ishte në turne. Por ditën e diel ajo i ishte kthyer punës që e bën më së miri, derisa Bella Hadid po bënte një set fotografik në Solvang, Kaliforni, bashkë me miken e saj po ashtu modele Leah McCarthy. 'Kemi bërë setin tonë në vendet tona më të preferuara', ishte mbishkrimi me të cilin e kishin përcjellë foton e postuar derisa po qëndronin pranë shenjës në rrugë ku shkruante: 'Linja e Miqësisë'. McCarthy i ishte përgjigjur mbishkrimit me një shaka. 'Anija e madhe, anija e vogël, miqësia', kishte shkruar ajo. Të dy modelet ishin veshur njëjtë me bluzë të shkurtë, tuta të zeza dhe atlete të bardha.

 

(Kosova Sot)