Në majë të botës

  • 11 December 2018 - 08:19
Në majë të botës

Hailee Steinfeld lë gojëhapur të gjithë me rastin e premierës

Ajo shfaqet në njërin nga rolet kryesore te filmi që po vjen "Transformers", si "Bumblebee", derisa gjithçka fillon më 21 dhjetor. Kështu, të dielën mbrëma, Hailee Steinfeld me dukjen e saj kishte bërë që të gjithë të pranishmit ta kthejnë kokën drejt saj në premierën e Los Anxhelosit e veshur me një fustan të bardhë që dukej si një kafaz dhe mbathur kishte një palë taka të zeza.

'Kjo është dita e premierës dhe ndihem sikur jam në majën e botës', ka thënë bukuroshja 21 vjeçe, në foton që e kishte shpërndarë në llogarinë e saj në "Instagram", pak kohë para se të ecte në tepihun e kuq. Ylli nga "Pitch Perfect", flokun e kishte në një bishtalec të ngritur, me grimin e saj që përfshinte efektin "smokey eye" dhe buzëkuqin me shkëlqim pink. 

 

 

(Kosova Sot)