Ka të holla sa të dojë

  • 11 December 2018 - 08:25
Ka të holla sa të dojë

Cheryl shkëlqen e veshur në të kuqe te 'Jingle Bell Ball' mbajtur në Londër, teksa u bë e ditur se ka humbur një marrëveshje që peshonte 4 milionë

Ajo mbuloi ballinat në fillim të javës, sepse ishte raportuar se ishte kritikuar nga "L'Oréal" - duke humbur marrëveshjen e saj për të cilën u tha se kishte peshë prej hiç më pak se 4 milionë dollarë. Kështu, Cheryl u pa të kishte dalë për të parën herë që kur ky raport u bë publik teksa kishte performaur te "Capital's Jingle Bell Ball with Coca-Cola", mbajtur te "The O2" në Londër, të dielën mbrëma.

Këngëtarja 35 vjeçe ishte bukuroshja e mbrëmjes, derisa kishte dalë në skenë e tëra në të kuqe me xixa, kurse gjithçka kishte kombinuar me një palë çizme të gjata plot me xhingla. Veshja e saj kishte mëngë të gjata derisa një palë çorapë të gjata në formë të rrjetës i kishin dhënë hijeshi shtesë, ndërsa ajo po komandonte me vëmendje në mbrëmjen e orëve të vona.

Image

 

(Kosova Sot)