Kujt i kishte shkuar mendja

  • 11 December 2018 - 16:28
Kujt i kishte shkuar mendja

Hailey Baldwin dhe Miley Cyrius, po del se janë shoqe që nga mosha 11 vjeçe. Hailey Baldwin u shfaq ditën e premte, më 7 dhjetor, në episodin e "Carpool Karaoke: The Series with Kendall Jenner". Ishte një udhëtim në linjën e kujtesës për bashkëshorten 22 vjeçe të Justin Bieber-it dhe personalitetit të famshëm televiziv 23 vjeçe, që po del të jenë shoqet më të mira. Por, siç po del, jo të gjitha kujtimet janë pozitive, e disa prej atyre negative ishin kujtuar gjatë shfaqjes, kur Miley Cyrus u shfaq për një këngë të përbashkët. Ndeja filloi me Hailey dhe Kendall duke kënduar këngën e Miley, "Party in the U.S.A", vetë ato në veturë. Më pas krejt papritmas, këngëtarja e "Wrecking Ball" u shfaq dhe iu bashkua atyre. Pasi përfunduan, Miley ka bërë të ditur se ajo ka qenë shoqe me Hailey që kur ishin 11 vjeçe. 

 

 

(Kosova Sot)