Bomba është kthyer

  • 11 December 2018 - 16:30
Bomba është kthyer

Shanina Shaik thekson linjat e saj në fustanin e gjatë . Ajo është modelja e brendit "Victoria's Secret" që njihet më së miri për dukjet e saj mahnitëse dhe fizikun vital. E këtë të diel, Shanina Shaik, u duk thjesht sensacionale derisa figurën e saj të hatashme e kishte futur brenda një fustanit me ngjyrë të zezë. Bukuroshja 27 vjeçe ka treguar linjat trupore përmes fustanit të saj që kishte dhe një vrimë, derisa po merrte pjesë në një mbrëmje në Majami. Me një vrimë të hapur në fustani pranë belit të hollë, floku i saj i hatashëm ishte i valëzuar. I tkurrur në bel, fustani kishte theksuar gjithçka nga trupi i saj, derisa gjithçka kishte kombinuar me një palë taka të larta.

 

 

(Kosova Sot)