Eliza Hoxha rikthehet me 'Peng' në Festivalin e 57 të Rtsh-së (Video)

  • 11 December 2018 - 19:26
Eliza Hoxha rikthehet me 'Peng' në Festivalin e 57 të Rtsh-së (Video)

Këngëtarja e shumë hiteve ndër vite Eliza Hoxha pas një pauze, i është rikthyer skenës magjike të festivalit, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Me këngën "Peng", Eliza do të jetë pjesmarrëse në Festivalin e 57 të Radio Televizionit Shqiptar, i cili do të zhvillohet në fund të këtij muaji, respektivisht në datat:20, 21 dhe 22 Dhjetor në Pallatin e Koncerteve.

Padyshim se kënga "Peng", interpretuar nga Eliza do të jetë njëra nga pretendentet për ta fituar festivalin, i cili fituesin e dërgon në "Eurovision" 2019.

 

 

 

(Kosova Sot)