Ligsht prej veshjes

  • 12 December 2018 - 15:12
Ligsht prej veshjes

Kendall Jenner shkëlqeu me fustanin e tejdukshëm, pa sytjena, në ngjarjen britanike

Ajo është një nga modelet më të kërkuara në mbarë botën. Kështu, Kendall Jenner ka ruajtur statusin e saj prej një supermodeleje kur kishte marrë pjesë në ngjarjen e yjeve "Fashion Awards 2018", në partneritet me "Swarovski", e veshur me një fustan të artë të tejdukshëm. Bukuroshja e ballinës "Vogue", 23 vjeçe, u duk sensacionale, e cila kishte dalë pa sytjena nën fustanin e famshëm, duke treguar pothuajse secilën pjesë të dekoltesë, derisa kishte arritur te "Royal Albert Hall" në Kensington, Londër. E veshur për të lënë mbresa, veshja e Kendall kishte një ndarje të thellë deri në ijë, duke theksuar këmbët e saj të drejta, kur u shfaq në tepihun e kuq të kryeqytetit britanik. Modelja nuk i kishte lënë hapësirë imagjinatës me veshjen e saj, me një palë të brendshme të holla, derisa edhe takat e saj mezi u panë nga gjatësia e fustanit.

Image

 

 

(Kosova Sot)