Shkëlqimi i kaltërsisë

  • 12 December 2018 - 16:28
Shkëlqimi i kaltërsisë

Gigi Hadid pistën e zhvendos në rrugët e Nju- Jorkut Ajo njihet për faktin se tregon stil unik sa herë që shfaqet nëpër pistat në mbarë botën. Por, Gigi Hadid pistën e ka sjellë në mbrëmjen kur kishte dalë në NjuJork. Modelja e bukur 23 vjeçe ishte veshur në të kaltra me shirita të bardhë, që ishte një kombinim unik në Nju- Jork. Xhaketa e fryrë ishte e gjatë deri në gjunjë. Këmbët e saj po theksoheshin shumë përmes një palë xhinseve të ngushta, derisa gjithçka kishte kombinuar me një palë atlete të bardha. Floku i verdhë i Gigi-t ishte në valëzim. Buzët e saj ishin në pink të butë, por dukej se pjesa tjetër ishte pa grim, e faqet i kishte rozë për natën e freskët të Nju- Jorkut.

 

(Kosova Sot)