Shkëlqimi në Pekin (Foto)

  • 13 December 2018 - 15:30
Shkëlqimi në Pekin (Foto)

Lily James përfundon vitin me një koleksion të hatashëm të bizhuterive në Kinë

Ajo ka prekur yjet falë suksesit të saj të madh te "Mamma Mia: Here We Go Again". Kështu, Lily James po përfundon vitin 2018 me lansimin e një koleksionit të hatashëm të bizhuterive "Bvlgari Fiorever", e kjo ngjarje kishte zënë vend në Pekin të Kinës. Aktorja ka shkëlqyer me këtë rast, duke mahnitur me fustanin e saj dhe natyrisht, diamantet me shkëlqim.

Lily, 29 vjeçe, u duk e mahnitshme në fustanin e mahnitshëm, me një jakë të thellë dhe ku qëndronte fort një qafore me diamante. Fustani po ashtu kishte dhe një ndarje të thellë deri në ijë ku pos takave me shkëlqim theksohej dhe pedikeri i kuq.

Image

 

(Kosova Sot)