Nuk e zë limuzina!

  • 14 December 2018 - 08:29
Nuk e zë limuzina!

 Jennifer Lopez e ka problem që të futet në veturë me fustanin e saj gjigant Me rastin e promovimit të filmit të saj më të ri, "Second Act", Jennifer Lopez është parë me 11 veshje të ndryshme, për vetëm dy ditë. Dhe, me rastin e premierës së filmit të saj në Nju Jork, ajo kishte veshur një fustan gjigant "Giambattista Valli" shtresë përmbi shtresë. Duke dashur të dëshmonte se, moda kulmore shkon e shoqëruar me një përgjegjësi të madhe, bukuroshja 49 vjeçare ka publikuar një foto të saj, ku shihet se mezi qëndron brenda limuzinës. 

(Kosova Sot)