Çfarë presioni, more?!

  • 14 December 2018 - 08:35
Çfarë presioni, more?!

Gwen Stefani tregon se nuk ndien aspak presion që të martohet me të dashurin Blake Shelton, edhe pse thotë se lidhja e tyre do të zgjasë përjetë Gwen Stefani nuk është duke ndier asnjë presion për t'u martuar me Blake Sheltonin. Këngëtarja 49 vjeçe është në lidhje me yllin e muzikës 'country' që nga viti 2015. Asokohe që të dy ishin duke u ndarë nga partnerët e tyre të mëparshëm, ajo nga Gavin Rossdale dhe ai nga Miranda Lambert. Stefani ka thënë se përpiqen që ta përjetojnë momentin sa më shumë dhe se, përkundër dashurisë së madhe, as që mendojnë tani për tani për martesë. 

(Kosova Sot)