E rrumcallta

  • 14 December 2018 - 08:34
E rrumcallta

 Pasi që kishte hyrë 'nën berber' ditë më parë, Hailey Baldwin demonstroi edhe publikisht stilin e saj të ri të flokëve. Asgjë e jashtëzakonshme. Me këtë rast Baldwin kishte veshur një bluzë të portokalltë, me një zinxhir të argjendtë, me fjalën 'chopped', të pozicionuar në qafën e saj. Në foto ajo shihet edhe me dy emoji në formë të zemrës. Justin Bieber ende nuk është deklaruar rreth pamjes së re të gruas së tij, e as rreth pohimit të saj se shpesh ia kontrollon telefonin, me gjasë për të parë mos po e mashtron me dikë tjetër. 

(Kosova Sot)