Paralajmëron albumin e parë pas pesë vjetësh

  • 14 December 2018 - 15:52
Paralajmëron albumin e parë pas pesë vjetësh

Avril Lavigne ka bërë një pauzë të madhe për shkaqe shëndetësore

Kjo këngëtare kanadeze, 34 vjeçe, bëri një pauzë nga performimi, pasi që u prek nga sëmundja ngjitëse, Lyme. Ishte shtatori kur këngëtarja paralajmëroi rikthimin e saj në skenë, me ç'rast lansoi edhe një këngë të re. Ditë më parë Lavigne lëshoi edhe këngën e dytë, të titulluar "Tell Me It's Over" dhe tani ka publikuar datën e publikimit të tërë albumit. "Head Above Water" do të lëshohet më 15 shkurt të vitit 2019. Këngëtarja ua ka bërë me dije fansave të saj se ndihet tepër e eksituar për këtë datë. Lavigne me këtë rast deklaroi se ka përjetuar vitet më të vështira të jetës. Sëmundja Lyme është shumë e vështirë, vetëm kush e ka provuar e di. 

 

(Kosova Sot)