Rrezatuese

  • 15 December 2018 - 08:17
Rrezatuese

Zendaya shkëlqen me fustanin voluminoz të portokalltë dhe pink

Për të nuk është befasi kur shfaqet me dukje që shtyn përpara barrierat, kurdo që shfaqet në tepihun e kuq. Kështu, Zendaya e ka dëshmuar se ajo është mbretëresha e modës derisa ishte veshur me stil të nëntëdhjetave për lansimin e brendit të bizhuterisë "Âme" në Los Anxhelos. Aktorja e bukur, 22 vjeçe, kishte bërë që të gjithë të kthejnë kokën drejt saj, e veshur me një fustan voluminoz "Marc Jacobs", ku dominonte ngjyra e portokalltë dhe pink me shumë shtresa dhe penda struci. Fustanin voluminoz e kishte kompletuar me një palë taka "Christian Louboutin" derisa për aksesorë kishte një çantë të vogël të portokalltë. Flokun e kishte në një bishtalec derisa grimi i saj përputhej me bukurinë natyrale.

Image

 

 

 

(Kosova Sot)