Emina Cunmulaj nderohet me mirënjohje (Foto)

  • 15 December 2018 - 10:09
Emina Cunmulaj nderohet me mirënjohje (Foto)

Emina Çunmulaj mbrëmë ishte e pranishme në një event që u organizua në Pallatin Presidencial në Tiranë, shkruan Kosova Sot.

Në këtë event, modelja është nderuar me mirënjohje nga Ministri i Turizmit të Shqipërisë, Blendi Klosi.

Ajo në rrjetin e saj social instagram është shprehur e lumtur për nderin që iu bë dhe falënderoi ministrin për mirënjohjen.

“Çfarë nderi të jesh i nderuar nga vendi i bukur i Shqipërisë? Faleminderit Ministrit të Turizmit z. Blendi Klosi dhe Pallatit Presidencial për këtë nder”, ka shkruar Emina.

Si zakonisht Emina dukej bukur veshur në kostum të zi.

 

 

(Kosova Sot)