Si në burg

  • 16 December 2018 - 08:53
Si në burg

 Gisele Bündchen thotë se 'të jesh e përsosur nuk është aspak reale' Ajo është një nga supermodelet më të suksesshme në botë dhe bën një jetë të përsosur me bashkëshortin e saj nga liga "NFL", Tom Brady. Por, Gisele Bündchen ka thënë të premten se 'thyerja e perceptimeve e të qenët e përsosur' është sekreti për një jetë vërtetë të lumtur. Ish-delja dhe engjëllushja e "Victoria's Secret", 38 vjeçe, për "Australia's Today", ka thënë se tentimi për të mbajtur standarde kaq të larta "24/7", mund t'ju bëjnë 'të ndiheni si në burg'. Gisele po paraqitej në shfaqje për të promovuar lansimin e librt të saj më të ri autobiografik, me titull "Lessons: My Path to a Meaningful Life". Gisele - që është nëna e dy fëmijëve, Vivian dhe Benjamin - ka thënë se është 'jorealiste' të jesh e përsosur.

(Kosova Sot)